LAJMI I FUNDIT:

Murati pas marrëveshjes: Asociacionin e kemi te dera

Murati pas marrëveshjes: Asociacionin e kemi te dera

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati pas marrëveshjes për dokumente në mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar duke thënë se Qeveria duhet të kërkojë marrëveshje finale, por jo me njohjen në qendër, por me reciprocitetin në qendër, pasi sipas tij muaj të rëndë politik po e presin Kosovën.

Murati, pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente hyrje-dalje, ka thënë se zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e kemi shumë afër.


Po ashtu, ai ka shtjelluar opsionet që janë përpara, dhe se sipas tij çdo suksesi të Kosovës në raport me Serbinë duhet t’i gëzohemi, por vetëm kur zgjedhjet janë të drejta.

“Çdo suksesi të qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë duhet t’i gëzohemi, sigurisht kur zgjidhjet janë të drejta si kjo për pranimin e letërnjoftimeve të Kosovës nga ana e Serbisë pa dokumente shtesë dhe rrjedhimisht mos futjen në fuqi të masave të njëjta nga ana e Kosovës”, ka deklaruar Murati.

Por, sipas tij, në rend të ditës do të vijnë, temat e rënda politike për Kosovën, e sidomos ajo e zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit.

Kurti sqaron marrëveshjen: Qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa e ngarkesa kufirin me Serbinë
Lexo po ashtu Kurti sqaron marrëveshjen: Qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa e ngarkesa kufirin me Serbinë

“Por duke qenë se Kryeministri Kurti e ka ndjekur deri tani rrugën e bisedimeve teknike, dhe për më tepër zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, tani në rend të ditës do të vijnë edhe temat e rënda politike për Kosovën, e sidomos ajo e zbatimit të marrëveshjes së asociacionit”, ka deklaruar Murati.

Gjithashtu, këtë e paralajmëroi edhe emisari special i SHBA-ve Gabriel Escobar, ndërsa, sipas Muratit këtë çështje e ka negociuar presidenti serb Aleksandër Vuçiq më së shumti këto ditë me emisarët ndërkombëtar.

“Tani Kosova, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Kurti kanë disa rrugë. E para (të cilën e favorizojnë edhe partitë opozitare) është përpjekja për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave serbe bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Ky variant ka gjasa të përkrahet edhe nga bashkësia ndërkombëtare por kjo nuk do të nënkuptonte as marrëveshje finale e as njohje nga Serbia”, është shprehur ai.

Ndërsa, Murati ka shtuar se bisedimet për marrëveshjen finale do të vazhdojnë.

“Serbia përqendron kërkesat për status special autonom për veriun. Këtë variant kryeministri Kurti e refuzon. Varianti tjetër është që Kosova të kërkojë bisedime politike për marrëveshje finale me atë që thotë Kryeministri “njohjen në qendër” (diçka e prezantuar nga ai në gjashtë pikat takimit të fundit në Bruksel)”, ka thënë ai.

Sipas tij, mundësitë janë nëse do të vinte njohja nga Serbia, edhe kryeministri Kurti do të pranonte themelimin e asociacionit.

Borrell deklarohet sërish për marrëveshjen, përgëzon Kurtin e Vuçiqin për lidershipin e treguar
Lexo po ashtu Borrell deklarohet sërish për marrëveshjen, përgëzon Kurtin e Vuçiqin për lidershipin e treguar

“Në këtë variant Serbia e refuzon qasjen dhe insiston në asociacionin si hapi i parë për normalizimin e marrëdhënieve. Në të dy këto variante bisedimet dështojnë dhe gjasat që presioni ndërkombëtar të bie mbi Kosovën është i madh, sidomos për shkak të kërkesës për zbatimin e marrëveshjes për asociacionin”, ka deklaruar Murati.

Gjithashtu, Murati ka thënë se presioni mund të çojë deri në rënie të qeverisë, sidomos nëse nuk kemi një qasje ofensive të kryeministrit për të ofruar zgjidhje të tjera me Serbinë.

“Një rënie e tillë e qeverisë duke refuzuar zgjidhje që vërtet mund të jetë problematike për Kosovën mund ta shndërrojnë kryeministrin Kurti në një hero populist, por mungesa e ofrimit të alternativave politike një politikan dhe lider që mendon për vota por jo edhe për zgjidhjen e problemeve”, është shprehur ai.

Sipas tij, asociacioni në të gjitha variantet e tij, ndonëse marrëveshje e nënshkruar nga Kosova është varianti që do ta dëmtonte jashtëzakonisht shumë funksionalitetin e Kosovës.

Ndërsa, ai ka thënë se Kosova dhe qeveria Kurti duhet të kërkojë marrëveshje finale, por jo me njohjen në qendër, por me reciprocitetin në qendër, duke shtuar se nga ky konteksy muaj të rëndë politik po e presin Kosovën, muaj që mund të përcaktojnë edhe të ardhmen e Kosovës por edhe të dridhin skenën politike në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori