LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Ka pasur ndeshje kur kemi luajtur më mirë, por nuk kemi fituar

Munishi: Ka pasur ndeshje kur kemi luajtur më mirë, por nuk kemi fituar
(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka bërë festë të madhe pas triumfit të të zgjedhurve të tij në derbin kundër Dritës.

Dueli ndërmjet rivalëve lokalë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe Gjilani triumfoi me dy gola epërsi.


Padyshim që festa e strategut ishte e madhe në momentin e golave, ndërsa vazhdoi edhe disa minuta pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Gjilani fiton derbin e madh ndaj Dritës
Lexo po ashtu Gjilani fiton derbin e madh ndaj Dritës

Duke komentuar reagimin e tij, Munishi ka thënë se festimi kishte ardhur pas spekulimeve lidhur me shkarkimin e tij për fillimin jo të mirë të sezonit.

Ai ka thënë se ka pasur tendencë të vazhdueshme për destabilizimin e skuadrës së tij, si dhe ka thënë se ka pasur ndeshje kur Gjilani ka luajtur më mirë, por nuk ka fituar. Ndërkohë, e ka vlerësuar edhe ekipin e Dritës. /Telegrafi/