LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë 10 futbollistë që kanë luajtur rregullisht, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

Mungojnë 10 futbollistë që kanë luajtur rregullisht, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

Kosova do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve në stadiumin Fadil Vokrri.

Me fillim nga ora 20:45 Përfaqësuesja e jonë përballet me Greqinë, ku fitorja është shumë e nevojshme.


Megjithatë trajneri Bernard Challandes ka shumë kokëdhimbje për këtë sfidë, pasi rreth 10 futbollistë që grumbullohen rregullisht mungojnë.

Herolind Shala, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Benjamin Kololli, Florent Muslija, Leart Paqarada, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë mungesat e mëdha të Kosovës.

Disa nga këta futbollistë nuk janë lejuar të vijnë në Kosovë shkaku i rregullave të shteteve ku luajnë për Covid-19, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Edhe përkundër këtyre mungesave të mëdha, Bernard Challandes synon t’i hedh në fushë lojtarët më të mirë për të marrë tri pikët e para.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Hadergjonaj.

Në mesfushë Ibrahim Dresevic do të jetë së bashku me Valon Berishën.

Ndërkohë tre lojtarët mbrapa sulmuesit Atdhe Nuhiu pritet të jenë, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Florent Hasani.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Dresevic, V.Berisha, Hasani, Celina, Zeneli, Nuhiu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori