LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e thertoreve në Prishtinë, po e rrezikon higjienën e mishit të kurbanëve

Mungesa e thertoreve në Prishtinë, po e rrezikon higjienën e mishit të kurbanëve

Të martën në Kosovë por edhe në të gjithë botën myslimanët po festojnë Kurban Bajramin, festë kjo e cila njihet me therjen e kurbanit. Ky rit fetar është kryer edhe nga shumë qytetarë në Prishtinë.

Pasi që është bërë falja e namazit të Bajramit, shumë qytetarë në tregun e kafshëve në kryeqytet kanë bërë therjen e kurbanëve, por kushtet ku u kryente therja nuk ishin adekuate.


Mungesa e thertoreve të licenuara në rrethinën e kryeqytetit kishte bërë që qytetarët të orientoheshin në thertoren që gjendet në tregun e kafshëve, ani pse kushtet e higjienës lënë për të dëshiruar.

Institucionet përkatëse ditë më parë kanë ftuar qytetarët që të kenë kujdes me rastin e kryerjes së ritit të therjeve të kurbanëve.

Qytetarët që kishin zgjedhur këtë thertore, duhej që të paguanin nga 5 euro për t’u lejuar për të hyrë në thertore, ndërkohë që në të njëjtën kohë duhej të bënin edhe pagesën prej 10 euro për kasapët që kryenin therjen.

Ndonëse ishte i lumtur që po e përmbushte një obligim fetar, qytetari Sabit Gashi nuk ishte i kënaqur me kushtet ku u ther kurbani të cilin e kishte blerë.

Ai u shpreh se në atë thertore po mungonin kushtet për të bërë therjen e kurbanit.

“Jo aq pastër, po tash disa kushte çfarë janë duhet me pre. Po duhet me iu përmbajte asaj fesë, nëse e mban fenë islame duhet me pre kurban”, tha ai.

Edhe qytetari Faik Rushiti nga komuna e Podujevës, u shpreh se thertorja që gjendej në tregun e kafshëve nuk ishte adekuate për të bërë therjen e kurbanit.

Megjithatë, ai thotë se mungesa e ndonjë thertoreje të licencuar në këtë rrethin po detyrohen të kryej këtu therjen.

Rushiti i cili tregoj se për më shumë se 20 vite rregullisht ther kurban, u shpreh i zhgënjyer me gjendjen e thertores në tregun e kafshëve.

“Pak pa pastër, por mendoj se mund ta rregullojnë edhe më mirë po të donim. Edhe kështu po bojke, po bash qysh duhet jo”, tha ai.

Zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i kanë thënë KosovaPress-it, se inspektimet duhet të kryhen nga komuna e Prishtinës dhe jo nga ata.

Tregtarët që shisnin kafshë për kurban, thanë se mungesa e thertoreve të licencuara po ua vështirëson punën, pasi që qytetarët dëshirojnë që kur të blejnë kurbanin të bëjnë edhe therjen në të njëjtin vend. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori