LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e shkollës për nxënësit në Idrizovë diskutohet në Kuvend, deputetët premtojnë zgjidhje

Mungesa e shkollës për nxënësit në Idrizovë diskutohet në Kuvend, deputetët premtojnë zgjidhje

Seanca për pyetjet e deputetëve filloi me vonesë sepse koordinatori i BDI-së Ejup Alimi me kërkesë procedurale insistoi që deputetët të jenë jashtë sallës kuvendore një orë sikurse 11 nxënës shqiptarë në Idrizovë të cilët një muaj nuk ndjekin mësimin.

I porositi koordinatorët dhe deputetët e pushtetit dhe opozitës “që të qëndrojnë në korridoret” sikur fëmijët në Idrizovë “një muaj janë rrugëve” dhe ta zgjedhin problemin me atë që, siç tha, do t’iu bëjnë thirrje bashkëqytetarëve maqedonas në komunën e Gazi Babës të cilët kundërshtojnë që të hapet paralelja në gjuhën shqiptare. Qeveria dje në seancë solli vendim që në Idrizovë të ndërtohet shkollë e re fillore.


Prindërit e 11 fëmijëve nga Idrizova një muaj protestojnë dhe nuk i lëshojnë fëmijët në shkolla të tjera. Kërkojnë që ata të mbesin dhe të shkollohen edhe nga klasa e gjashtë deri në shkollën e nëntë në fshatin Jurumlerë gjegjësisht për ta të hapet paralele në gjuhën shqipe, ndërsa të mos udhëtojnë në vendbanime të tjera. Sipas Komunës së Gazi Babës, kjo nuk mund të përballohet financiarisht sepse duhet të punësohet kuadër arsimor.

Qeveria dje në seancë e angazhoi MASH-in që të ndërmarrë aktivitete që të ndërtohet shkollë e re fillore në Idrizovë, ndërsa Komunës së Gazibabës i rekomandoi që të udhëhiqet nga dispozitat ligjore për arsimin fillor dhe nga parimet të cilat dalin nga koncepti i një shoqërie për të gjithë, si dhe nga angazhimet për arsim të integruar dhe në marrëveshje me prindërit e nxënësve t’i sigurojë të gjitha kushtet të cilat do të jenë të nevojshme që fëmijët të mësojnë aty ku do të vendosin prindërit.

Për problemin me nxënësit kryeministri Zoran Zaev sot në një deklaratë për media u përgjigj se iu jepet mundësi prindërve që të zgjedhin se a do të vazhdojnë fëmijët e tyre në Jurumleri, në Ognjancë, në shkollën afër Bit Pazarit. Theksoi se janë marrë vesh që shkolla e re të jetë edhe për bashkësinë maqedonase edhe për bashkësinë shqiptare.

Ndërprerja e seancës për pyetjet e deputetëve, megjithatë, zgjati 15 minuta, e jo një orë siç kërkoi deputeti Alimi. Deputetët e OBRM-PDUKM-së opozitare i akuzuan LSDM-në dhe BDI-në se “për shkak të problemeve të pazgjidhura të koalicionit e uzurpojnë seancën për pyetjet e deputetëve” e cila në vend se në orën 11 filloi rreth orës 12:30.

Paraprakisht Kuvendi mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën me procedurë të shkurtër ishte votuar rritja e rrogave në sektorin publik.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori