LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e mbikalimit “shkakton” vdekjen e 6-vjeçares nga Tetova

Mungesa e mbikalimit “shkakton” vdekjen e 6-vjeçares nga Tetova

Rruga famëkeqe industriale mbrëmë mori edhe viktimën e radhës. Një vajzë gjashtë vjeçare në tentim për të kaluar rrugën, u godit nga një makinë dhe për pasojë humbi jetën. Banorët shprehen të revoltuar. Thonë se tash tetë vite kërkojnë nga Komuna ndërtimin e një mbikalimi ose nënkalim, për tu evituar rreziku.

“Apeli jonë është të ndërtohet një urë mbikalimi, vetëm ajo i shpëton njerëzit. Ka mbi 8 vite që e kërkojmë por nuk realizohet nga komuna”

“Duhet diçka të ndërtohet sipër këtu shkallë ose çka do qoftë. Është folur shumë herë se do bëhet por s’ka gjë sepse normal populli duhet të mbrohet”

Komuna e Tetovës, për vite me radhë ka premtuar ndërtimin e një mbi kalimi apo nënkalimi në këtë pikë, por edhe kjo ka mbetur vetëm premtim.

Në këtë pjesë nuk mungojnë edhe aksidentet e shpeshta me makina. Një i tillë, ndodhi edhe teksa filmonim.

Viktimat, më së shpeshti janë pikërisht nxënësit e shkollës fillore Kirili e Metodi. Drejtoresha e kësaj shkolle akuzon policinë për mungesë të kontrolleve në këtë rrugë.

“Kemi kërkuar nga ata që vazhdimisht të kenë një patrullë policie sepse, sepse dihet se kjo rrugë përdoret shpesh edhe për gara me vetura, mirëpo ja ata nuk kanë ndërmarrë diçka konkrete”-pohoi Sihana Kaba. Drejtoreshë e Sh.F. “Kirili e Metodi”.

Nga policia e Tetovës sërish premtojnë shtimin e kontrolleve në këtë pjesë të qytetit.

“Përpos kontrolleve të rregullta që sektori për punë të brendshme kryen në atë rrugë, kemi edhe kontrollet e përforcuara pra, që ndodhin dy apo tre herë në javë. Sektori për punë të brendshme Tetovë do të merr edhe masat adekuate”, pohoi Fatmir Rexhepi nga SPB-Tetovë.

“Masa e vetme që kanë ndërmarrë institucionet për sigurinë në këtë pjesë të rrugës, është vendosja e këtij semafori, por ja, pamjet në vazhdim tregojnë se sa respektohet ky semafor nga vozitës të pandërgjegjshëm”./Alsat/

Aksident në Tetovë, vdes një vajzë 6 vjeçare
Lexo po ashtu Aksident në Tetovë, vdes një vajzë 6 vjeçare

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori