Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Moti sot është me diell dhe i ngrohtë me temperatura mbi 30 gradë Celsius në të gjithë vendin. Sipas meteorologëve, pritet edhe erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore.
Temperaturat minimale të mëngjesit do të variojnë nga 6 gradë në Mavrovë deri në 16 gradë në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 23 deri në 32 gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me erë të dobët veriperëndimore dhe temperatura nga 14 deri në 31 gradë.
Temperaturat e mëngjesit pritet të variojnë nga 7 deri në 17 gradë për sot, ndërsa temperaturat ditore do të variojnë nga 25 deri në 33 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 13 gradë, dhe temperatura maksimale ditore do të arrijë 32 gradë.
Nga e enjtja, pritet përsëri mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe kushte më të këndshme moti.





































