LAJMI I FUNDIT:

Mund t’ju kenë ikur këto super gola, Kike Garcia ndaj Realit dhe Josip Ilicic kundër Romës

Mund t’ju kenë ikur këto super gola, Kike Garcia ndaj Realit dhe Josip Ilicic kundër Romës

Përfundoi edhe një vikend në futbollin evropian, por si gjithmonë vëmendja është në top pesë ligat.

Për të gjithë ju që nuk ishit aktiv para televizionit për të ndjekur ndeshjet, apo golat, ne kemi ndarë dy prej tyre.


Fillimisht ai i Kike Garcias ndaj Real Madridit, ky ishte goli i vetëm i Eibarit në humbjen 1-3 ndaj Los Blancos, por definitivisht më i miri.

Nga La Liga shkojmë në Serie A, ku Atalanta po vazhdon me formën e mirë, ku këtë herë fitoi me rikthim ndaj Romës me rezultat 4-1.

Në këtë ndeshje Josip Ilicic shënoi një gol të bukur, ku dribloi disa lojtarë kundërshtarë. /Telegrafi/