LAJMI I FUNDIT:

Muja jep mendimin e tij se cilët janë ministrat më të mirë nga LVV e LDK në Qeverinë Kurti

Muja jep mendimin e tij se cilët janë ministrat më të mirë nga LVV e LDK në Qeverinë Kurti

Analisti Armend Muja ka komentuar profilet e ministrave të ri të Qeverisë Kurti.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se zgjedhja e Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës është lajmi më i mirë pas Pavarësisë.


“Ai nuk është prodhim i konjukturave biznesore e interesave klanore. Nuk i ka borxh askujt. Dhe ai i ka kapacitetet njerëzore për t’i dhënë vendit drejtim. Mendoj se ai do t’i jep Kosovës një qeverisje të mirë dhe stabile”.

Analisti thotë se është pozitive që Kurti nuk është krijuar si politikan nga ndonjë lidhje biznesore apo tjetër por ai arriti me mundin dhe punën e tij në këtë pozitë, përcjell Telegrafi.

“Është një mesazh i kirë për të gjithë ata që janë pa prona apo punë”.

Duke folur për raportet që LVV do të ketë me LDK-në në qeveri, Muja thotë se nuk pret ndonjë përplasje të Kurtit me Agim Veliun në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi sipas tij asnjëri nga ta s’do të ketë kontroll në këtë dikaster.

“Kurti do ta emëroj drejtorin e policisë. Është mirë që drejtori aktual të tërhiqet vet pasi është përzgjedhur nga një formacion tjetër që ka qenë në qeveri. Ai vet duhet ta kuptojë këtë gjë”.

Duke komentuar profilet e ministrave të Qeverisë Kurti, Muja ka thënë se është pozitive që gratë kanë dikasteret më të vështira.

Ai ka thënë se nga LDK-ja ka besim te Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

“Lumiri nuk është i vendosur bash në fushën e tij, por kam besim tek ai dhe Besiani. Por mbi të gjitha kam respekt edhe për Anton Qunin. Ai ka qenë ushtarak dhe e respektojë. Nuk do të jetë vështirë për Anton Qunin të jetë ministër i mirë duke ditur edhe Ministria në fjalë ka besim të madh në popull”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Muja thotë se janë katër figura qendrore që do të përfaqësojnë partinë.

“Arben Vitija dhe Bisnik Bislimi nuk diskutohet që janë të mirë. Më herët e kam fituar besimin te ta. Albulena Haxhiu pavarësisht si është komentuar deri tani, besoj se do të jetë ndër ministret më të mira dhe zoti Konjufca po ashtu”.

Muja thotë se pritshmëri të mëdha ka shumë nga ministria e zonjës Rozeta Hajdari por sipas tij ajo është një grua e ndershme dhe e zonja dhe do të ketë sukses edhe ajo si ministre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori