LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Ramadani, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23

Muhamet Ramadani, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23

Muhamet Ramadani ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.

Atleti ynë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23, që po mbahet në Espoo të Finlandës, disiplina hedhje e gjylës.


Meti hedhjen më të mirë e pati 19.20, që e renditi në vendin e tretë nga 15 garues.

“Urime Ramadanit dhe Federatës Atletike të Kosovës për suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e fundit të KOK-ut.

Muhamet Ramadani është një nga atletët me të ardhmen më të madhe në vendin tonë. /Telegrafi/