LAJMI I FUNDIT:

Muaj më parë u kacafytën, por tani Vidal e shpëton Kimmichin nga kartoni i kuq – as lojtarët e PSG-së nuk mbajtën dot të qeshurat (Foto/Video)

Muaj më parë u kacafytën, por tani Vidal e shpëton Kimmichin nga kartoni i kuq – as lojtarët e PSG-së nuk mbajtën dot të qeshurat (Foto/Video)

Paris Saint Germaini fitoi ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-0.

Ndeshja u luajt në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve dhe pas fitores është klubi francez ai që prinë me gjashtë pikë gjithsej.


Një nga momentet më interesante të takimit ndodhi në minutën e 23-të, kur gjyqtari Antonio Mateu Lahoz, ishte gati ta përjashtojë Joshua Kimmichin.

Gjermani gjatë një aksioni rrezoi në tokë një nga lojtarët kundërshtarë dhe këtë gjyqtari spanjoll e vlerësoi si ndërhyrje për karton.

Në mendjen e tij Lahoz kishte kartonin e verdhë pasi ndërhyrja nuk ishte shumë e ashpër, por aksidentalisht nxori të kuqin.

Dhe e gjitha kjo u vërejt nga Arturo Vidal, i cili e përmirësoi gjyqtarin.

Dhe normalisht në fund gjithçka përfundoi në të qeshura, si nga vet lojtari, gjyqtari, por edhe disa nga yjet e PSG-së që ishin afër.

Vlen të kujtohet se dyshja e Bayernit ishin kapur fizikisht teksa luanin kundër njëri-tjetrit në Kupën e Konfederatave 2017, kjo në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Kilit, transmeton Telegrafi.

Pas ndeshjes kiliani kishte folur për incidentin duke zbuluar edhe fjalët që ia kishte thënë Kimmichit:

“I thash të fliste më pak dhe të luante më shumë. Është në rregull, ishim të nervozuar. Jemi shokë. Pas ndeshjes nuk jemi parë, por do shihemi pas 20 ditësh”.

Por, për këtë kishte folur edhe talenti gjerman pasi në atë kohë ishte kryetemë e mediave sportive:

“Kjo nuk do të jetë problem në stërvitjen e parë të Bayernit. Unë nuk i fola, ai më tha disa gjëra, por unë nuk mërzitem. Këto gjëra ndodhin në futboll”.

Vlen të theksohet se ndeshja e ardhshme e bavarezve në Bundesliga është ndaj Herthas, kurse në garën më të madhe për klube ndaj Celticut.

Aktualisht Bayerni renditet në vendin e tretë në kampionatin elitar gjerman, ku nga gjashtë ndeshje ka 13 pikë, dy më pak se lideri, Borussia Dortmund.

Kurse në LK në pozitën e dytë me tre pikë, aq sa Celtic. PSG prinë me gjashtë pikë, kurse Anderlecht vazhdon me zero pikë në Grupin B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori