Mrekullia e Leicesterit po mban gjallë tifozin me kancer

Një tifoz i Leicester Cityt me kancer thotë se kampanja e mrekullisë e skuadrës së tij drejt titullit të Anglisë po e mban gjallë.
Australianit Tony Skeffington i ishin dhënë vetëm katër javë për të jetuar, pasi u diagnostikua me kancer në mars të vitit të kaluar. Në atë kohë, Leicesteri po luftonte për mbijetesë, shkruan The Sun.
Por tash skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri është rrugës së mbarë për të fituar titullin e kampionit të Anglisë, përcjell sot Koha Ditore.
Dhe Tony është duke tejkaluar parashikime edhe më të mëdha, me shpresë që të shohë skuadrën e tij të zemrës duke ngritur trofeun e titullit të Premier Leagues së Anglisë, në maj.
"Duke shikuar Leicestesterin se si mbijetoi stinorin e kaluar dhe tash se si po lufton për titull, po më ndihmon në luftën time me këtë sëmundje", ka thënë Tony 51-vjeçar. "Kur më ishin dhënë vetëm katër javë për të jetuar vitin e kaluar, Leicesteri e mori veten disi dhe ashtu e mora veten edhe unë. Duke pasur diçka pozitive për t'u koncentruar më bën të ndihen mirë. Unë jam ende optimist se do të shoh këtë stinor deri në fund".
Bashkëshortja e Tonyt, Donna, thotë: "Leicester City po e mban atë gjallë".
Tony kishte shpresuar që të udhëtonte në Mbretëri të Bashkuar për të parë heronjtë, duke luajtur para se të ndërronte jetë.






















































