MPJ: Maqedonia e Veriut do të hapë ambasadë në Lituani

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Qeveria e ka vendosur të hapë një Ambasadë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Lituanisë, me seli në Vilnius, thonë nga MPJ.
Nga atje thonë se vendosja e një pranie diplomatike të përhershme në Vilnius do të kontribuojë në forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë politik midis dy vendeve, përfaqësim më efektiv të interesave tona kombëtare dhe promovimin e bashkëpunimit dypalësh me këtë vend të rëndësishëm mik.
"Ambasada në Vilnius do të ketë gjithashtu një rol më të gjerë rajonal, duke përfaqësuar një pikë qendrore për mbulimin e shteteve të tjera baltike në sferat politike, ekonomike, kulturore, konsullore dhe të tjera me interes të përbashkët.
Republika e Lituanisë është ndër anëtarët më aktivë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në fushën e politikave të sigurisë dhe politikës së zgjerimit të Unionit, si dhe një vend që mbështet vazhdimisht procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Marrëdhëniet e ngushta, të sinqerta dhe të partneritetit midis dy vendeve konfirmohen edhe nga vendimi i palës lituaneze, në nëntor 2023, për të hapur një Zyrë në Shkup.
Me këtë vendim, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Varshavë pushon së qeni një mision diplomatik dhe konsullor kompetent për Republikën e Lituanisë në bazë jorezidente", thuhet në deklaratën e MPJ-së së RMV-së.




















































