LAJMI I FUNDIT:

MPB zbulon moshën e viktimave të aksidentit tragjik në Çair të Shkupit

MPB zbulon moshën e viktimave të aksidentit tragjik në Çair të Shkupit

Pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Çair të Shkupit, ku si pasojë humbën jetën dy vëllezër, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar njoftim shtesë rreth aksidentit. Nga informatat e MPB-së mësohet se viktimat janë të moshës 26 dhe 28- vjeçare, ndërsa i lënduari është një person i moshës 54-vjeçare.

“Më 01.06.2019 rreth 11:00 është raportuar se në rrugën “Kemal Sejfulla” përballë Poliklinikës së Çairit gjatë gërmimit të një kanali për furnizim me ujë, ka pasur shembje të dheut ku si pasojë në kanal kanë mbetur të bllokuar tre persona, Dy nga personat bllokuar të moshës 26 dhe 28-vjeçare kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë një 54-vjeçar është transportuar në Spitalin “Naumi i Ohrit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Tragjedi në Çair, vdesin në vendin e punës dy persona (Video)
Lexo po ashtu Tragjedi në Çair, vdesin në vendin e punës dy persona (Video)

Aksidenti ku humbën jetën dy vëllezërit ndodhi në orën 11 ndërsa që të dy viktimat kanë punuar për kompaninë ku babai i tyre ka qenë pronar.

Ekipet e Mjekësisë ligjore dhe ekipe te MPB-së pas kryerjes së inspektimeve në vendin e ngjarjes kanë arritur ti nxjerrin trupat e dy vëllezërve të vdekur. Trupat e pajetë u morën nga shërbimet përkatëse për tu dorëzuar për autopsi.