LAJMI I FUNDIT:

MPB me detaje rreth aksionit të mbrëmshëm në Shkup, të arrestuarit dyshohen për vrasje

MPB me detaje rreth aksionit të mbrëmshëm në Shkup, të arrestuarit dyshohen për vrasje
Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga aksioni i djeshëm i policisë dhe i njësitit special “Tigarat” janë kryer bastisje në 6 lokacione, respektivisht në shtëpi të personave të dyshuar për veprën penale “vrasje” dhe veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Janë arrestuar katër persona nga Shkupi, ndërsa me fletarrest kërkohen edhe dy të tjerë.


“Gjatë bastisjeve të kryera te I.A. nga Vizbegu i Shkupit, te G.M.(31), te A.R. dhe te B.Z (31), të tre në rajoni i Çairit, dhe te N.A. nga rajoni i Bit Pazarit dhe te B.SH. në rajonin e e Aerodromit janë gjetur dhe janë konfiskuar një karikator me 14 fishekë, një pistoletë “Astra” kalibër 6.35 mm dhe një karikator me 5 fishekë, një pistoletë “Smit Veson” kalibri 9 mm dhe 2 karikatorë me 32 fishekë, pistoletë “Glock” kalibër 9 mm dhe karikator me 17 plumba, një dron me kartë memorie dhe një kontrollues fluturimi dhe sende të tjera që kanë të bëjnë me vepra penale”, tha zëdhënësja e MPB-së, Susana Pranjic Talevska.

Nga MPB thonë se katër personat janë ndaluar në stacion të policisë , ndërsa për G.B. dhe B.Z. është shpallur fletarrest qendror.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori