Mozzik me mesazh para zgjedhjeve të 14 shkurtit: Nuk e di se kush do të fitojë, por ndërtoni institucione me njerëz të ndershëm

Dje (e shtunë) janë publikuar të gjitha listat e kandidatëve të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Duke qenë se na ndajnë thuajse më pak se një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, reperi i njohur Mozzik së fundmi ka bërë një shkrim lidhur me këtë.
Në postimin e ndarë në Facebook, Gramoz Aliu (emri i vërtetë) deklaroi se nuk ka rëndësi se kush do të fitojë, por që duhet të ndërtohen institucione me njerëz të ndershëm.
Postimi i plotë i Mozzik (pa ndërhyrje):
“Aman zaman qe thojme na shqiptarte! Nuk e di cila parti, cilli politikan/e , cilla qeveri do fitoj zgjedhjet e radhës. Po mundësonjani popullit tonë fillimisht shëndetsinë, mos i leni mo njerzt me kapercy kufinin për shqetësime të vogla me shku Maqedoni n'sistinë. Ndërtojeni arsimin , mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n'super marketa. Ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm NDËRTOJENI se kurrë ma llugë ska qenë! I ceka shpejt e shpejt disa tema qe nuk janë e nuk kan qenë kurrë në rregull, se me i cek të gjitha duhet kohë. Suksese të gjithëve! Partive,deputetëve së Republikës së Kosovës Të Dua Kosovë ! " Një burr shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme , kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme " (e huazuar)”. /Telegrafi/































































