LAJMI I FUNDIT:

Mourinho tregon një ngjarje interesante nga ndeshja e fundit: Kur lojtari nuk t’i dëgjon këshillat dhe shënon, vetëm duhet të qeshësh

Mourinho tregon një ngjarje interesante nga ndeshja e fundit: Kur lojtari nuk t’i dëgjon këshillat dhe shënon, vetëm duhet të qeshësh

Roma e Jose Mourinhos nuk di të ndalet, pasi ka marrë edhe fitoren e gjashtë në po aq ndeshje zyrtare.

Reklama

Giallorosët kanë triumfuar 5-1 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Konferencës në Ligën e Konferencës.

Lorenzo Pellegrini me dy gola si dhe Gianluca Mancini, Stephan El Shaarawy e Tammy Abraham me nga një tjetër ishin autorët e golave në këtë takim.

Trajneri portugez ka zbuluar një prapaskenë qesharake nga kjo ndeshje.

Qendërmbrojtësi Gianluca Mancini shënoi golin e katërt në këtë sfidë, pas një rivënie këndore.

Fillimisht mbrojtësi italian e kishte pyetur Mourinhon për të shkuar në sulm, por portugezi nuk i kishte dhënë leje, derisa Mancini vazhdoi duke shkuar në sulm.

Italiani arriti të shënoj gol dhe festa e tij ishte e gjitha me trajnerin Special One.

Ka qenë vet trajneri portugez që ka zbuluar këtë ngjarje nga ndeshja në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Kur një lojtar ju kërkon të shkon në zonë dhe ju thoni jo, por ai shkon dhe shënon… Ju vetëm mund të buzëqeshni”, ka shkruar Mourinho.

Foto e Mourinhos është bërë virale në rrjetet sociale, derisa nuk munguan komentet qesharake. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA 'pajtohet' me Mourinhon dhe Romën për paraqitjen e dobët të Anthony Taylor

UEFA 'pajtohet' me Mourinhon dhe Romën për paraqitjen e dobët të Anthony Taylor

Liga e Evropës
Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

Premier League
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Yjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit

Yjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit

Serie A
Nga kriza ndaj Man Cityt tek ndërtimi i Real Madridit të ri

Nga kriza ndaj Man Cityt tek ndërtimi i Real Madridit të ri

La Liga
Marrëveshje e re me Chelsean, Morotta sqaron të ardhmen e Lukakut

Marrëveshje e re me Chelsean, Morotta sqaron të ardhmen e Lukakut

Serie A
Kalo në kategori