LAJMI I FUNDIT:

Mourinho do t’i përcjellë gjashtë lojtarë të Romës në takimin ndaj Interit

Mourinho do t’i përcjellë gjashtë lojtarë të Romës në takimin ndaj Interit
(Foto: Instagram/josemourinho)

Jose Mourinho do t’i monitorojë ngushtë gjashtë lojtarë të Romës në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Interit – njofton La Gazzetta dello Sport.

Reklama

Strategu portugez do ta shikojë në televizor në banesën e tij në Londër duelin ndërmjet ish-ekipit të tij dhe skuadrës së ardhshme.

Ai do të udhëtojë drejt Italisë pas përfundimit të sezonit për ta respektuar trajnerin e tanishëm të Giallorossëve, Paulo Fonseca.

Porse, Mourinho veçmë është duke i bërë planet e tij se si mund të luajë Roma në sezonin e ardhshëm.

(Foto: Instagram/josemourinho)

Sulmuesi Edin Dzeko është i pari që do të monitorohet nga trajneri, pasi portugezi beson se boshnjaku mund të luajë më mirë nën urdhrat e tij.

Henrikh Mkhitaryan nuk ka pasur raporte shumë të mira me Mourinhon te Manchester Unitedi, ashtu që dëshiron të dijë nëse strategu ka ndërruar mendje për të.

Pedro Rodriguez ka qenë një tjetër lojtar që ka punuar nën urdhrat portugezit (te Chelsea) dhe shpreson të vazhdojë të jetë pjesë e Giallorossëve në edicionin e ri.

Rick Karsdorp dëshiron t’i dëshmojë trajnerit të ri se mund të jetë në formacionin bazë në krahun e djathtë nën urdhrat e tij.

E njëjta vlen edhe për Bryan Cristante dhe Ebrima Darboe, të cilat duan të kenë ndikim më të madh në skuadër në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Premier League
Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

La Liga
Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Milot Rashica asiston në fitoren që ia mundësoi Galatasarayt të shpallet kampion i Turqisë

Milot Rashica asiston në fitoren që ia mundësoi Galatasarayt të shpallet kampion i Turqisë

Ligat tjera
French Open e paralajmëron Djokovicin për veprimin politik ndaj Kosovës

French Open e paralajmëron Djokovicin për veprimin politik ndaj Kosovës

Tenis
Kalo në kategori