LAJMI I FUNDIT:

Mourinho shprehet i habitur që nuk u anulua goli i Liverpoolit, por çfarë thotë protokolli i VAR-it

Mourinho shprehet i habitur që nuk u anulua goli i Liverpoolit, por çfarë thotë protokolli i VAR-it
(Foto: Getty Images/Guliver/Sky Sports)

Me një gol të shënuar nga Roberto Firmino, Liverpooli e fitoi kryendeshjen e javës së 21-të në Ligën Premier kundër Tottenham Hotspur. Mirëpo, pas ndeshjes nuk kanë munguar polemikat nëse goli i fitores ishte i rregullt apo duhej anuluar.

Kjo për faktin se aksioni i golit u nis nga një rivënie anësore që iu dha Redsave, ndërsa xhirimet treguan se lojtari i fundit që e preku topin ishte Sadio Mane, ashtu që rivënia anësore duhej të ishte për Spursat.


Rriten polemikat, Carragher pranon se rivënia anësore në golin e fitores së Liverpoolit duhej të ishte për Tottenhamin
Lexo po ashtu Rriten polemikat, Carragher pranon se rivënia anësore në golin e fitores së Liverpoolit duhej të ishte për Tottenhamin
(Foto: Sky Sports)

“Ajo që pashë ishte se rivënia anësore ku fillon aksioni i golit ishte 200 për qind e jona, sepse Mane e preku topin”.

“Për këtë arsye jam paksa i habitur me VAR-in”, ishin fjalët e trajnerit portugez pas ndeshjes së humbur nga skuadra e tij.

Megjithatë, protokolli i VAR-it në Ligën Premier thotë se do të kontrollohet vetëm faza sulmuese që çon te goli dhe nuk do të kthehen prapa për të shikuar nëse një rivënie anësore është dhënë në mënyrë të drejtë apo jo. /Telegrafi/