LAJMI I FUNDIT:

Mourinho shpërthen pas deklasimit nga Dortmundi

Mourinho shpërthen pas deklasimit nga Dortmundi

Dortmundi e ka shkatërruar Manchester Unitedin në ndeshjen e parë para-sezonale në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në SHBA.

Rezultati i thellë prej 4-1 nuk i pëlqeu Mourinhos, i cili edhe foli me tone të ashpra pas duelit.

Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit


“Unë kam mendime të thjeshta. Unë e di se ekipet tjera që janë përgatitur më mirë në para-sezonë kanë përparësi. Kjo ndodh secilin vit. Ishte e sigurt kjo. Ne e kemi ditur pas 10 minutash se ekipi para ndesh filloi stërvitjet një muaj më parë dhe kishte luajtur katër ndeshje”.

“Në pjesën e dytë ishte më mirë. Mendoj se 3-2 do ishte rezultat më i natyrshëm se sa 4-1. Ata treguan cilësinë, kurse ne nuk ishim aspak në element. Ka punë për t’u bërë”, potencoi Mourinho. /Telegrafi/