LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Ronaldo braziliani është Ronaldo më i mirë ndonjëherë

Mourinho: Ronaldo braziliani është Ronaldo më i mirë ndonjëherë

Jose Mourinho i ka dhënë një goditje Cristiano Ronaldos … duke pretenduar se sulmuesi brazilian që mbante të njëjtin emër është Ronaldo më i mirë sipas tij.

Dyshja kishin punuar së bashku te Real Madridi, ndërsa marrëdhëniet në fund nuk ishin të mira sa që flitej se ata ishin afër rrahjes në pas një ndeshje në vitin 2013.


Të dalim në temë. Në një dokumentar të përgatitur për legjendën e futbollit, të ndjerin, Sir Bobby Robson, ku në të ishte pjesë edhe Mourinho, ai tha se sulmuesin brazilian Ronaldo është më i mirë.

Mourinho e Ronaldo . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Në filmin e karrierës së Robson si një lojtar dhe si trajner, Mourinho deklaroi: “Ronaldo Nazario, më i miri Ronaldo, ndonjëherë!”.

Sulmuesi kishte nënshkruar me Barcelonën kur trajner ishte Sir Bobby. Ai erdhi nga PSV për  13.2 milionë funte në vitin 1996.

Bobby Robson me Mourinhon dhe Guardiolan kur isht te Barcelona. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ronaldo brazilian e fitoi tri herë ‘Topin e Artë’, ndërsa portugezi pesë herë.

Mourinho e përshkruan sezonin e Ronaldos te Barcelona, ku shënoi një rekord të klubit me 47 gola.

Ronaldo (Getty)

“Asnjëherë nuk kam parë ashtu, nuk kam parë kurrë të njëjtën gjë. Ishte viti më i mirë për Ronaldon”.

“Ai [Robson] ishte si një baba për të”.

Mourinho e Robson

“Ai e kuptoi personalitetin e djaloshit brazilian, duke i dhënë liri dhe duke e lejuar të luante në fushë”.

Pujol e Ronaldo, kur ky i fundit luante te Reali . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“E mbajë mend Bobbyn çdo ditë … Një person vdes, kur vdes personi i fundit që e kujton”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori