Trajneri portugez, Jose Mourinho ka jep dritën e gjelbër për nënshkrimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld.

Manchester Unitedi po kalon një sezon zhgënjyes pasi deri më tani janë larg nga objektivat e fillimit të sezonit.

Kështu, trajneri Mourinho është i pakënaqur dhe disa herë ka shprehur dëshirën për transferime të reja.

Katër lojtarët që synon t'i transferojë Unitedi gjatë janarit Katër lojtarët që synon t'i transferojë Unitedi gjatë janarit

Sipas mediumit britanik The Sun, drejtuesi Ed Woodward dhe Mourinho kanë bërë gati objektivat e afatit kalimtar të janarit.

Alderwiereld dhe Lukaku gjatë një dueli (Getty Images)

Mourinho thuhet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mbrojtësit belg, Alderweireld nga Tottenhami në afatin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq kanë bërë disa herë përpjekje gjatë verës për të transferuar belgun, por tani janë gati të paguajnë 40 milionë funte për të.

Alderweireld dëshiron kalimin te Unitedi Alderweireld dëshiron kalimin te Unitedi

Alderweireld mbetet pa kontratë në verën e vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e Unitedit besojnë se kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme në dimër.

Unitedi gjithashtu është lidhur edhe me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, por senegalezi vlen më shumë se 100 milionë euro. /Telegrafi/