LAJMI I FUNDIT:

Mourinho ia tregon arsyen Balet se pse nuk mund ta transferojë te Unitedi (Video)

Mourinho ia tregon arsyen Balet se pse nuk mund ta transferojë te Unitedi (Video)

Jose Mourinho ka ndërruar disa fjalë me Gareth Bale pas miqësores para-sezonale të zhvilluar mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ku i ka treguar uellsianit pse nuk mund ta blejë atë.  

Reali dhe Unitedi u takuan mbrëmë (e diel) në kuadër të International Champions Cup, ku në fund triumfuan Djajtë e Kuq pas penalltive.


Mourinho nuk harron të kaluarën, dhuron përqafime të ngrohta për lojtarët e Realit (Video)
Lexo po ashtu Mourinho nuk harron të kaluarën, dhuron përqafime të ngrohta për lojtarët e Realit (Video)

Këtë ndeshje miqësore para-sezonale, trajneri i Unitedit, Mourinho e shfrytëzoi për të takuar disa nga ish-lojtarët e tij sa ishte trajner i Realit.

Megjithatë, vëmendja ishte e gjitha tek fjalët që ia tha në vesh Balet, ku sipas gazetës spanjolle AS, Mourinho i ka treguar uellsianit se pse nuk mund ta transferojë te Djajtë, përcjell Telegrafi.

Mourinho: Bale i pamundur si Ronaldo
Lexo po ashtu Mourinho: Bale i pamundur si Ronaldo

“Unë nuk mund t’ju blej sepse ti nuk flet…”, i ka thënë Mourinho, ndërsa Bale vetëm ka qeshur dhe ka vazhduar të ecë para.

Megjithatë, deri në fund të afatit kalimtar ka edhe një muaj e një javë dhe gjithçka mund të ndodh, duke ditur marrëdhëniet e mira të të dy klubeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori