LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Huddersfield fitoi me meritë

Mourinho: Huddersfield fitoi me meritë

Jose Mourinho e ka cilësuar si fitore me meritë atë të Huddersfieldit në shtëpi ndaj skuadrës së tij, Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq u mposhtën në udhëtim te skuadra e promovuar këtë sezon në Ligën Premier me rezultat 2-1.


Kjo ishte humbja e parë e skuadrës së Mourinhos në këtë sezon në Ligën Premier, pas nëntë ndeshje, ndërsa vazhdojnë në vendin e dytë në tabelë.

Huddersfield mposht Unitedin, ia shkakton humbjen e parë këtë sezon (Video)
Lexo po ashtu Huddersfield mposht Unitedin, ia shkakton humbjen e parë këtë sezon (Video)

Megjithatë, sipas trajnerit portugez ekipi kundërshtar e deshi më shumë fitoren dhe fitoi me meritë.

Mourinho ishte i nervozuar me paraqitjen e lojtarëve të tij

“Fitoi skuadra që e donte më shumë fitoren. Kur fiton ekipi më i mirë nuk ka asgjë për të thënë”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

“Unë nuk e di pse Huddersfield e donte më shumë se ne fitore”.

Huddersfield 2-1 Man United, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Huddersfield 2-1 Man United, notat e lojtarëve (Foto)

“Do të analizoj ndeshjen dhe nëse më duhet, do t’i kritikoj lojtarët e mi për paraqitjen”.

“Preferoj të jem në paqe me futbollin dhe të jesh në paqe me futbollin është kur fiton ekipi më i mirë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori