LAJMI I FUNDIT:

Huddersfield mposht Unitedin, ia shkakton humbjen e parë këtë sezon (Video)

Huddersfield mposht Unitedin, ia shkakton humbjen e parë këtë sezon (Video)

Huddersfield ka befasuar të gjithë duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq nuk kanë mundur të vazhdojnë serinë pozitive pa humbje këtë sezon, pasi janë mposhtur nga skuadra e promovuar këtë sezon në Ligën Premier, Huddersfield.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes, ku pas një kundërsulmi të shpejt të vendasve shënoi Aaron Mooy për epërsinë 1-0.

Vendasit u treguan të fortë dhe kërkues duke gjetur shpejt edhe golin e dytë në minutën e 33-të, ku sulmuesi Laurent Depoitre kaloi portierin David De Gea dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 2-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinhos ishte për një nuancë më e mirë dhe më sulmuese duke tentuar të gjejnë shpejt golin.

Megjithatë, goli i tyre i parë erdhi në minutën e 78-të me anë të zëvendësuesit Marcus Rashford, i cili shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Romelu Lukakut.

Por, ky gol ishte edhe i fundit pasi në minutat në vazhdim Unitedi nuk arriti më të shënoj duke përjetuar një humbje të rëndë nga Huddersfieldi me rezultat 2-1, humbje kjo e parë në këtë sezon në Ligën Premier.

Pas kësaj humbje, Djajtë e Kuq vazhdojnë të mbeten në vend të dytë me 20 pikë apo pesë më pak se lideri, Man City, ndërsa vendasit renditen në pozitën e 10-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi e pret Tottenhamin në Old Trafford, ndërsa Huddersfieldi udhëton te Liverpooli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori