LAJMI I FUNDIT:

Mourinho flet pas fitores në Derby della Capitale: Një paraqitje e shkëlqyer nga djemtë

Mourinho flet pas fitores në Derby della Capitale: Një paraqitje e shkëlqyer nga djemtë

Roma ka fituar derbin e madh lokal të kryeqytetit italian ndaj Lazios me rezultat të pastër 3-0.

Ka qenë një ndeshje që është dominuar nga Roma nga minuta e parë e deri në të fundit, ku shënuan tre gola dy nga Tammy Abraham dhe një kryevepër nga gjuajtja e lirë e Lorenzo Pellegrinit.


I lumtur me këtë fitore ka mbetur trajneri portugez i Romës, Jose Mourinho, që ka thënë se djemtë e tij kanë bërë një paraqitje fantastike.

Zgjodhi Lazion para Romës, Mourinho i kundërpërgjigjet keq Zemanit: Si mund të flas për dikë që ka fituar dy herë Serien B
Lexo po ashtu Zgjodhi Lazion para Romës, Mourinho i kundërpërgjigjet keq Zemanit: Si mund të flas për dikë që ka fituar dy herë Serien B

“Një paraqitje e shkëlqyer. Fitorja kundër Atalantës ishte gjithashtu bindëse sa i përket dominimit, por me një rezultat tjetër. Ndaj Lazios ishte e veçantë, vërtetë e veçantë pasi dukej sikur gjithçka që kishim planifikuar po e bënim në fushë”, tha Mourinho.

“Lazio në pjesën e dytë u mundua të luaj me nder, por nuk e humbëm në asnjë moment kontrollin. Nuk kam fare dyshime pasi djemtë e merituan fitoren”, u shpreh Mourinho.

Trajneri portugez u ndal të flas edhe për sulmuesin Tammy Abraham i cili ka shkuar në kuotën e 15 golave në dhe tetë të tjerë mes Kupës dhe Ligës së Konferencës.

“Kur thoni se Abraham është fantastik nuk jam dakord, mund të bëjë akoma më shumë. Kërkojë shumë nga ai sepse e di potencialin e tij. Nuk flas për golat, por duhet të luaj, por duhet të luaj në çdo ndeshje me këtë qëndrim”, tha Mourinho. /Telegrafi/