LAJMI I FUNDIT:

Mourinho fajëson Van Gaalin për humbjet!

Mourinho fajëson Van Gaalin për humbjet!

Jose Mourinho ka gjetur një shpjegim në lidhje me ecurinë negative të Manchester United në ndeshjet e fundit.

Portugezi beson se disa lojtarë, të cilët kanë punuar nën drejtimin e Louis van Gaal janë konfuz kur ai përpiqet t’i shpjegojë diçka, për shkak se ata kanë akoma në mendje filozofinë e holandezit.


Ai beson se Van Gaal donte që lojtarët të mendoheshin shumë, ndërsa ai kërkon që futbollistët t’i besojnë më shumë instinktit. Mou po kërkon t’i mësojë lojtarët që të luajnë me pasime vertikale dhe jo me pasime anësorë dhe kthime të topit mbrapa, siç ndodhte në kohën e holandezi.

Ish-trajneri i Chelsea-it, për shembull, do që mbrojtësit e krahut të sulmojnë vazhdimisht. Van Gaal i ka thënë atyre se gjëja e parë që duhet të bëjnë është të pasojnë topin. Kjo situatë po e streson shumë trajnerin dhe lojtarët, siç është parë edhe në Watford fundjavën e kaluar.

Në fillimin e aventurës së tij më United, Van Gaal ka thënë se ai punonte kryesisht me mendjen e lojtarëve. Edhe në fazën parapërgatitore lojtarët mbingarkoheshin me informacion në lidhje me sistemin e lojës. Mou po mundohet ta ndryshojë këtë duke i nxitur lojtarët të shijojnë stërvitjen, të punojnë më shumë me topin, por duket se duhet pak më shumë kohë nga sa ishte menduar.

United do të ndeshet me Northampton në Kupën e Ligës mbrëmjen e sotme, teksa Mourinho do të vazhdojë punën për të larguar filozofinë e Van Gaal nga mendja e lojtarëve