LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e akuzon gjyqtarin e katërt për anshmëri pro-Juventusit, pas humbjes ndaj ekipit që nuk kishte fituar në 23 ndeshjet e mëparshme

Mourinho e akuzon gjyqtarin e katërt për anshmëri pro-Juventusit, pas humbjes ndaj ekipit që nuk kishte fituar në 23 ndeshjet e mëparshme
(Foto: Getty Images)

Roma pësoi humbje nga Cremonese në ndeshjen e javës së 24 në Serie A, ndërsa Jose Mourinho u përjashtua me karton të kuq.

Strategu portugez mori karton të kuq në fillim të pjesës së dytë duke u përjashtuar për herë të tretë këtë sezon, i nxitur nga gjyqtari i katërt. Me këtë rast, trajneri i Giallorossëve e ka akuzuar gjyqtarin për njëanshmëri pro Juventusit.


“Nuk jam i çmendur. Duhet ta dini çfarë ndodhi për reagimin që bëra. Piccinini më përjashtoi për shkak se gjyqtari i katërt e shtyu që ta bënte. Ai nuk ka ndershmërinë ta thotë atë që më tha mua dhe çfarë shkaktoi reagimin tim. Nuk dua të hyj në pyetjen se Serra është nga Torino dhe ai më përjashtoi në funksion të ndeshjes ndaj Juventusit (që zhvillohet në fundjavë)”.

(Foto: Getty Images)

“Por, për herë të parë në karrierën time, një gjyqtar më foli në një mënyrë të pajustifikueshme. Unë isha me fat që e kisha Piccininin si gjyqtar të katërt një herë kur u përjashtova, kur i kërkova falje arbitrit për mungesën e respektit. Tani ai më pa duke hyrë në dhomën e zhveshjes kur kërkova ndershmëri nga gjyqtari i katërt. Serra kishte probleme me kujtesën, harroi”, është shprehur Mourinho.

Cremonese shokon Romën, merr fitoren e parë në kampionat
Lexo po ashtu Cremonese shokon Romën, merr fitoren e parë në kampionat

Pezullimi do të thotë se trajneri i Romës do të mungojë në ndeshjen e vështirë të të dielës kundër Juventusit.

Pas fitores së Bianconerëve në derbin ndaj Torinos dhe humbjes së papritur të Giallorossëve nga ekipi i fundit në tabelë, diferenca mes dy skuadrave është nëntë pikë. Me fitore eventuale, Zonja e Vjetër do të hynte seriozisht në garë për pozitat evropiane (me gjithë 15 pikët e hequra). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori