Tekniku portugez, i është përgjigjur në Twitter pyetjes së një tifozes interiste në kuadër të një të ardhme të mundshme në pankinen zikaltër.

Trajneri nuk i ka mbyllur portat kësaj mundësie, përkundrazi ai është shprehur se një gjë e tillë do t’i pëlqente. “Ciao Jose, kur do të kthehesh të drejtosh Interin?”, ishte pyetja e tifozes. The Special One i është përgjigjur kështu: “Ciao Interista. Nuk e di se kur, por do të më pëlqente shumë”. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app