Liverpooli vazhdon të insistojë se 20-vjeçari nuk është në shitje për çfarëdo çmimi, edhe pse ai refuzoi kontratën e re në vlerë prej 100 mijë funteve në javë.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i Chelseat, i cili ka thënë se po të përballej me një situatë të tillë menjëherë do ta shiste lojtarin,transmeton koha.net,


“Nuk i dua lojtarët të cilët nuk duan të luajnë për mua dhe për klubin tim. Mendimi im është se çdo lojtar e ka një çmim”, ka thënë Mourinho.

“Nuk ka rëndësi se cili lojtar është. Nëse më pyetni mua, për shembull, a dua ta shes Hazardin? Jo. Nëse ai dëshiron të largohet, atëherë edhe ai e ka një çmim”, tha Mourinho.

telegrafi sport app