LAJMI I FUNDIT:

Ben Arfa kritikon Mourinhon dhe Simeonen: Ata po e vrasin futbollin

Ben Arfa kritikon Mourinhon dhe Simeonen: Ata po e vrasin futbollin

Futbollisti francez Hatem Ben Arfa insiston se Jose Mourinho dhe Diego Simeone janë duke e shkatërruar futbollin, pasi mendojnë vetëm si të ndalin kundërshtarin.

Sulmuesi francez, Hatem Ben Arfa ka thënë se në futboll nuk ka më spektakël, për shkak të trajnerëve si Jose Mourinho dhe Diego Simeone.


Ai tha se këta dy trajner janë e kundërta e futbollit, pasi duan vetëm të ndërtojnë një sistem që ndalon kundërshtarin.

“Shumë trajner janë të bindur se me zhvillimin e futbollit mund të ia arrijnë të gjejnë një sistem për të ndalur kundërshtarin.”

“Por kjo nuk vlen edhe për Mourinhon dhe Simeonen”, ka thënë Ben Arfa për France Football, transmeton Syri.net.

“Kjo është antitezë e Cruyffit dhe lirisë së tij. Me trajner si Mourinho e Simeone nuk ka më kënaqësi. Nuk ka më spektakël. Ne jemi duke e vrarë futbollin”.