Jose Mourinho pritet të sjellë ndryshime të mëdha te Real Madridi pas dy sezoneve zhgënjyese në “Santiago Bernabeu” dhe, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar si trajneri i ardhshëm i klubit, ai ka nisur të japë sinjale për politikën e transferimeve.

Ai tashmë ka vënë në shënjestër mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri Hernandez, ndërsa edhe një nga ish-lojtarët e tij mund t’i bashkohet në kryeqytetin spanjoll.


Mourinho dëshiron kontroll të konsiderueshëm mbi planet e Real Madridit në afatin kalimtar këtë verë, me synimin për ta kthyer situatën në “Bernabeu” në favor të klubit.

Në dhomat e zhveshjes ka çështje që duhen adresuar dhe pritet të kërkohet freski përmes afrimeve të reja, njëri prej emrave që mund të jetë në listë është Marcus Rashford.

Mourinho e vlerëson lart Rashfordin, pas periudhës që kanë kaluar bashkë te Manchester United dhe, sipas The Independent, ai e ka identifikuar aktualisht huazimin e Barcelonës si një nga lojtarët që dëshiron ta shohë te Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

Rashford mund të jetë i disponueshëm këtë verë nëse Barcelona nuk arrin të sigurojë një marrëveshje të re me Manchester United.

Klubi nga Liga Premier thuhet se i ka bërë të ditur katalanasve se nuk do të pranohet një tjetër huazim dhe, nëse nuk arrihet marrëveshje për transferim të përhershëm, Real Madridi do të kishte mundësinë të ndërhyjë.

Megjithatë, më e mundshme është që Rashford të përfundojë duke qëndruar te Barcelona, në një formë apo tjetër.

Hansi Flick i ka komunikuar drejtorit sportiv Deco se llogarit te sulmuesi i Anglisë për sezonin e ardhshëm, ndaj katalanasit do të synojnë të arrijnë një marrëveshje me Manchester United në javët dhe muajt në vazhdim./Telegrafi/

telegrafi sport app