Manchester United i ka bërë përforcimet në mesfushë një prioritet për afatin kalimtar të verës, me Sandro Tonalin dhe Edersonin e Atalantës që po shfaqen si objektiva kryesore për klubin.

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë të sigurt për përfundimin e marrëveshjeve për të dy lojtarët, megjithëse Atletico Madrid është gjithashtu i interesuar për Ederson.


Megjithatë, United aktualisht konsiderohet të jetë duke udhëhequr garën për mesfushorin brazilian.

Ederson pritet të largohet nga Atalanta pas ndeshjes së tyre të fundit të sezonit kundër Fiorentinës.

Që kur iu bashkua skuadrës italiane në vitin 2022, 25-vjeçari është bërë një lojtar kyç në Bergamo, duke regjistruar 16 gola dhe gjashtë asiste në 180 paraqitje.

Në anën tjetër, Tonali është lidhur edhe me një transferim te Arsenali dhe transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë.

Çmimi që klubi nga Old Trafford duhet të pagujë është së paku 80 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app