E konfirmon Fabrizio Romano: Ylli i madh brazilian ka pranuar t’i bashkohet Man Unitedit

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, në ditët në vijim pritet të zhvillohet një raund i ri bisedimesh për të ardhmen e mesfushorit të Atalantas, Ederson.
Manchester United po e sheh brazilianin si një nga kandidatët për ta përforcuar mesfushën këtë verë.
Edhe pse nuk konsiderohet objektivi kryesor në listën e “Djajve të Kuq”, fakti që kontrata e tij me Atalantan skadon në vitin 2027 e bën atë një nga opsionet më të arritshme në treg.
Nga ana tjetër, Atalanta thuhet se kërkon rreth 45 milionë euro për yllin e saj, ndërsa vetë Ederson është i interesuar për një transferim në “Old Trafford”, sidomos pasi bisedimet me Atletico Madridin kanë dështuar.

Ndërkohë, lojtari preferon Unitedin para të gjithë klubeve tjera të interesuara, kurse ende nuk dihet nëse gjiganti anglez do të paguajë vlerën që kërkon Atalanta.
Man Unitedi përndryshe e sheh Edersonin si pasuesi adekuat të Casemiros, i cili do të largohet në verë dhe është afër t’i bashkohet Inter Miamit./Telegrafi/












































