LAJMI I FUNDIT:

Mount nuk pranon rinovimin, Chelsea do ta shes në verë

Mount nuk pranon rinovimin, Chelsea do ta shes në verë

Mason Mount e ka njoftuar Chelsea se nuk do të rinovojë kontratën.

Mesfushori anglez pritet të largohet nga skuadra e tij e fëmijërisë përfundimisht në fund të këtij sezoni.


Kontrata aktuale e mesfushorit anglez me gjigantin londinez skadon në verën e vitit 2024 dhe Chelsea do ta shes atë në verë për mos ta humbur me parametra zero.

Chelsea kishte tentuar me disa oferta të njëpasnjëshme të vazhdojë bashkëpunimin me yllin e tyre, por ai ishte kundër të rinovonte kontratën.

Kësisoj në verë pritet ndarja e tij me klubin ku ka kaluar gjithë karrierën, përjashtim një vit i huazuar te Vitesse dhe një tjetër te Derby County.

Coutinho mund të frymëzojë Mount për të marrë vendimin e transferimit te Liverpooli, historia lidhet me Pochettinon
Lexo po ashtu Coutinho mund të frymëzojë Mount për të marrë vendimin e transferimit te Liverpooli, historia lidhet me Pochettinon

24-vjeçari megjithatë nuk pritet të largohet nga elita e futbollit anglez, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Newcastle United, Arsenal, Manchester United si dhe Liverpool janë skuadrat që po duan transferimin e mesfushorit.

Chelsea synon të fitoj rreth 40 milionë euro nga shitja përfundimtare e Mount. /Telegrafi/