LAJMI I FUNDIT:

Motta: Do ta presim Neymarin me duar të hapura

Motta: Do ta presim Neymarin me duar të hapura

Thiago Motta është futbollisti i fundit që i është bashkuar thashethemeve të së ardhmes së yllit brazilian, Neymar.

Gjatë një jave të plot kanë ardhur lajme dhe informata të ndryshme rreth të ardhmes së Neymarit, ku shumë media e kanë dhënë të kryer transferimin e tij te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.


PSG ka marrëveshje me Neymarin, tenton t'i fillojë bisedimet me Barcelonën
Lexo po ashtu PSG ka marrëveshje me Neymarin, tenton t'i fillojë bisedimet me Barcelonën

Sipas mediave spanjolle, franceze dhe tjera evropiane lojtari është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga PSG, ndërsa klubi francez është gati të paguaj edhe klauzolën e tij të largimit prej 222 milionë euro, por Barça po heziton ta lë të lirë.

I fundit që ka folur për të ardhmen e sulmuesit brazilian është lojtari i francezëve, Motta, i cili ka thënë se e pret me duar të hapura.

“Nëse ai vjen këtu, ne do ta mirëpresim me duar të hapura. Shpresoj që ky tregim të përfundoi mirë për PSG-në”, ka deklaruar Motta. /Telegrafi/