LAJMI I FUNDIT:

Motrat Bush u dërgojnë letër vajzave Obama (Video)

Motrat Bush u dërgojnë letër vajzave Obama (Video)

Derisa Sasha dhe Malia Obama po përgatiten të largohen nga Shtëpia e Bardhë, pas tetë vitesh qëndrimi atje, Jenna Bush Hager dhe Barbara Bush, u kanë shkruar atyre një letër me këshilla.

Ashtu si edhe vajzat Obama, motrat Bush kaluan një pjesë të madhe të viteve të tyre të formimit, në Shtëpinë e Bardhë. Kur gjyshi i tyre George H. W. Bush, bëri betimin si presidenti i 41-të i SHBA-ve (në vitin 1989), binjaket Bush ishin vetëm shtatëvjeçare.


E kur babai u betua si presidenti i 43-të në vitin 2001, ato ishin 19 vjeçare. Ndaj, kur Barack Obama u ul në detyrë në vitin 2009, vajzat e para në largim kishin vite këshilla për të ndarë, dhe këtë e bënë në një letër që lexuan në Today Show.

Tani, ndërsa koha e Obama-ve në Shtëpinë e Bardhë po mbaron, binjaket Bush kanë edhe disa këshilla të tjera. Letra, që është publikuar nga Time, u dedikohet viteve që vajzat Obama kaluan në Shtëpinë e Bardhë dhe mënyrës së si ato u rritën gjatë kësaj kohe.

“Në tetë vite ju keni bërë shumë. Keni parë shumë. Keni qëndruar në portat e ishullit Robben, ku Nelson Mandela qëndroi i burgosur për dekada, keni udhëtuar në Liberi e Marok, keni folur me vajzat atje për rëndësinë e edukimit, vajza që te ju shihnin veten, që te ju shihnin se kush mund të bëheshin nëse vazhdonin të mësonin”, thuhet mes tjerash në letër, transmeton TCH.

Motrat Bush

Derisa në letrën e vitin 2009, motrat Bush i këshillonin vajzat Obama për atë që duhej të bënin, të shikonin dhe të arrinin gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë – letra e fundit ka një ton të ndryshëm, pasi shikon tek e ardhmja e motrave Obama si ish-vajza të para dhe si gra të pjekura.

“Tani, do t’i bashkoheni një tjetër klubi të rafinuar, atij të fëmijëve të parë, një pozicion që nuk e keni kërkuar dhe që nuk ka rregulla të shkruara. Por, keni shumë për të bërë, do shkruani historitë e jetëve tuaja, përtej hijes së prindërve të famshëm, e në çdo hap, do të mbani me vete eksperiencat e tetë viteve të kaluara”, thuhet më tej.

Motrat Bush, tashmë 35-vjeçare, vazhdojnë më tej duke përdorur edhe nota humori: “Gëzohuni kolege, tani nuk keni pse ta ndjeni më peshën e fjalës. Eksploroni pasionet tuaja. Mësoni kush jeni, bëni edhe gabime, tani ju lejohet…”.

Motrat Bush, që kanë mbështetur Obama-t qëkur Sasha dhe Malia ishin shtatë dhe dhjetë vjeçe, kanë edhe një kujtesë të fundit: “Ju qëndruat në këmbë kur prindërit shfaqeshin në faqet e para të gazetave. Prindërit tuaj ju vunë ju të parat e jo vetëm jua treguan, por edhe jua dhanë botën. Si gjithmonë, ata do të jenë pranë jush, edhe në këtë kapitull të ri. Po kështu edhe ne…”.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori