LAJMI I FUNDIT:

Motra e Miley Cyrus i nxjerr në shitje lotët për 12.000 dollarë

Motra e Miley Cyrus i nxjerr në shitje lotët për 12.000 dollarë
Noah Cyrus (Foto: Instagram/NoahCyrus)

Motra e vogël e Miley Cyrus, Noah, ka vendosur t’i shesë lotët e saj pasi ndërpreu lidhjen me Lil Xan. Ndërsa çmimi i tyre është 12.000 dollarë.

Këngëtarja 18-vjeçare e ka mbushur një shishe me lot, të cilën e ka nxjerrë në shitje së bashku me linjën e saj të rrobave, Pizzaslime, bën të ditur revista People.


(Foto: store.pizzaslime.com)

Në njoftimin e faqes në internet, ku lotët janë nxjerrë në shitje, thuhet se Noah Cyrus i ka mbledhur lotët kur ka qarë nga pikëllimi.

Krahas lotëve, në Pizzaslime shesin edhe bluza me krah të shkurtë me portretin e babait të këngëtares, Billy Ray Cyrus.

Po ashtu, shiten edhe gota me mbishkrimin “Lotët e Noah Cyrus” (Noah Cyrus Tears) dhe tuta në të cilat shkruan “Pikëllim” (Sadness).

Linja e rrobave përmban edhe bluza të tjera me mbishkrimin “sry i’m trash”, ndërsa në pjesën e pasme ndodhet koshi i plehrave.

Koleksioni i rrobave do të promovohet së bashku me daljen në shitje të albumit të ri të Noah, “Good Cry”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Animacioni 3D i Titanikut zbulon sekretet e tij: Mungesa e disa varkave të shpëtimit, ishte që klasit të parë t'iu jepej një pamje më e mirë

Animacioni 3D i Titanikut zbulon sekretet e tij: Mungesa e disa varkave të shpëtimit, ishte që klasit të parë t'iu jepej një pamje më e mirë

Magazina
“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Edona Llalloshi publikon këndën

Edona Llalloshi publikon këndën "Deri kur...", dedikuar grave të vrara nga burrat

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Kalo në kategori