LAJMI I FUNDIT:

‘Mos u shqetësoni, jam duke ardhur’ – Neymari u dërgon mesazh në WhatsApp futbollistëve të Barcelonës

‘Mos u shqetësoni, jam duke ardhur’ – Neymari u dërgon mesazh në WhatsApp futbollistëve të Barcelonës

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar i ka thënë privatisht lojtarëve të Barcelonës se ai është i bindur se do të kthehet në klub këtë verë.

Neymar përfundoi një transferim rekord botëror prej 220 milionë eurosh nga Barcelona në PSG dy vite më parë dhe 27-vjeçari ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje për kampionët francezë.

Megjithatë, braziliani është zhgënjyer nga mungesa e konkurrencës në Ligue 1 dhe është bërë gjithnjë e më i demoralizuar duke luajtur para stadiumeve me më pak se 20 mijë njerëz.

Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou
Lexo po ashtu Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou

Braziliani ka njoftuar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi se ai nuk ka ndërmend të luajë për klubin përsëri, ndërsa po shtyn për një kthim të ëndrrave në Camp Nou.

Neymar gjatë kohës te Barcelona (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Nuk dua të luaj më shumë në PSG. Dua të kthehem në shtëpinë time, ku nuk duhet të largohesha kurrë”, i ka thënë Neymar presidentit Al-Khelaifi.

Barcelona ofron 100 milionë euro dhe Coutinhon për Neymarin
Lexo po ashtu Barcelona ofron 100 milionë euro dhe Coutinhon për Neymarin

Sipas gazetës katalunase Sport, Neymari gjithashtu iu ka dërguar një mesazh në rrjetin social WhatsApp futbollistëve të Barcelonës, në të cilën ai i siguron se rikthimi i tij është afër.

“Mos u shqetësoni, jam duke ardhur”, thuhet t’iu ketë shkruar reprezentuesi i Brazilit lojtarëve.

Barcelona është e gatshme të paguajë 90 milionë funte për Neymarin dhe të ofrojë njërin nga dy lojtarët: Philippe Coutinho ose Ousmane Dembele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori