LAJMI I FUNDIT:

Mos përdorni shkopinj pambuku për pastrimin e veshëve – kjo metodë është më e lehtë dhe më pak e rrezikshme

Mos përdorni shkopinj pambuku për pastrimin e veshëve – kjo metodë është më e lehtë dhe më pak e rrezikshme

Ekspertët thonë se përgjigja e thjeshtë është kjo: ju nuk duhet t’i futni në vesh shkopinjtë e pambukut për t’i pastruar veshët.

Sipas tyre, me përdorimin e këtyre shkopinjve, ju vetëm sa e shtyni dyllin më thellë në kanalin e veshëve, transmeton Telegrafi.

Kjo pastaj ndikon që brenda në kanal të veshit vetëm të formohet një sasi më e madhe e dyllit e cila padyshim se nuk është gjë e mirë.

Veç kësaj, më e rrezikshmja është se ka raste kur njerëzit e kanë shpuar timpanin e veshit si pasojë e përdorimit të këtyre shkopinjve të pambukut.

Prandaj, cila është zgjidhja më e mirë?

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për pastrimin e veshëve është kur jeni duke bërë dush, t’i pastroni veshët me sapun dhe ujë, pastaj me peshqir t’i pastroni veshët.

Sidoqoftë, nëse veshi ju është mbyllur apo keni dyllë që ka ngecur brenda, është e domosdoshme të kërkoni ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori