Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, njihet si një prej personazheve më mediatikë në trevat shqiptare.

Ajo është e përfolur për jetën e saj profesionale, po aq sa edhe atë private, ndonëse është munduar të tregohet gjithnjë e rezervuar sa i përket kësaj të fundit.


Megjithatë, së fundmi bukuroshja është revoltuar me personat që përmes programeve të internetit, montojnë biseda false, kinse kanë kontaktuar me të në InstaDirect.

more3

E për t'iu përgjigjur bisedave të tilla false që qarkullojnë në internet, Morena publikoi në InstaStory një fotografi të bisedës me një nga personat që kishte falsifikuar një bisedë me të, e ku përmes kësaj fotografie vërtetohej që ata nuk kanë komunikuar asnjëherë mes vete.

“Ty k**v motre që sa herë ke folur me mua. Domethënë asnjëherë… turp që mereni me programe të rreme, po kaq e keni jetën…kaq dini dhe kaq keni pa”, shkroi ajo referuar personit që ka falsifikuar bisedën.

more1 1

Ndërkohë, për të shkuar edhe më tej, si rrallë herë modelja dhe këngëtarja zbuloi edhe statusin e saj emotiv, duke treguar se është në lidhje dhe e lumtur.

“Edhe meqë ra fjala, jam në lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”, ka shkruar Taraku në postimin e radhës.

more2

Hera e fundit kur Morena Taraku ishte e përfolur për një lidhje serioze ishte tetori i vitit 2018, kur u nda nga ish-i dashuri i atëhershëm, iraniani Sasha Sobhani, me të cilin u nda pas një lidhje të shkurtë. /Telegrafi/

m 3