Në vazhdën e publikimit të imazheve atraktive, Morena Taraku e ka sjellë një video, në të cilën shfaqet pranë një kafshe të egër.

E veshur me xhinse të shkurtra që vënë në pah të pasmet e saj dhe me një veshje të shkurtër pa krahë në pjesën e sipërme, bukuroshja është shfaqur e shtrirë pranë një lloji tigri.


Natyrisht se e gjithë vëmendja është te figura mbresëlënëse e modeles së shndërruar në këngëtare.

Kjo video vjen pas fotografive të shumta, të cilat Morena i ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.

Në shumicën e imazheve të postuara, ajo është shfaqur me bikini, teksa ka mahnitur me linjat trupore për të cilat është e njohur. /Telegrafi/

morenatiger (Foto: InstaStory/morenataraku)