LAJMI I FUNDIT:

Morën pjesë në mitingje në kujtim të Alexei Navalnyt, policia ruse i arrestoi –  tani atyre po u shkojnë në shtëpi ftesat për t’ju bashkuar ushtrisë

Morën pjesë në mitingje në kujtim të Alexei Navalnyt, policia ruse i arrestoi –  tani atyre po u shkojnë në shtëpi ftesat për t’ju bashkuar ushtrisë

Policia në Shën Petersburg filloi t’u dërgojë thirrjet për regjistrim ushtarak banorëve, që u arrestuan për pjesëmarrje në mitingje në kujtim të Alexei Navalny.

Projekti “shëtitje në pyll” ishte i pari që raportoi për të. Sipas tij, më 19 shkurt i është bërë thirrje 38-vjeçarit, i cili është ndaluar në një tubim në kujtim të Navalny dhe më pas është liruar, transmeton Telegrafi.


Sipas informacioneve të kanalit informativ “Rotonda” në Telegram, policia ka bërë thirrje për të paktën shtatë persona.

Një person i arrestuar, i cili është ende në paraburgim në rajonin e Leningradit, ka marrë një ftesë , të cilën e ka pranuar gruaja e tij.

Pamje nga betejat e ashpra për Avdiivkan, ukrainasit i shkaktuan rusëve humbje të mëdha
Lexo po ashtu Pamje nga betejat e ashpra për Avdiivkan, ukrainasit i shkaktuan rusëve humbje të mëdha

Në ftesa u kërkohet qytetarëve që të vijnë në ushtri për të sqaruar informacionin dhe për të aplikuar për shërbimin ushtarak.

Sipas RusNeës, njëra ftesë është bërë për regjistrim ushtarak, ndërsa të tjerat për sqarimin e të dhënave.

Meduza.io publikoi një histori për një të ri që mori një thirrje pasi u lirua nga paraburgimi (emri i tij nuk përmendet).

“Dy orë para se të na lironin, na dërguan në një dhomë ku disa burra ishin ulur dhe shpërndanin ftesa. Ata thanë se nëse nuk firmosnim, do të na thyheshin gishtat. Ata vazhdonin të thoshin: “Epo, a doni të luftojni për ne? Ne jemi të mirët’”, tha bashkëbiseduesi.

Ndryshe, më shumë se 400 njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë në mitingjet në kujtim të Alexei Navalny: 104 persona më 16 shkurt, 303 persona më 17 shkurt dhe 33 persona më 18 shkurt. /Telegrafi/