LAJMI I FUNDIT:

Montella i lumtur me fitoren dhe lojën e skuadrës në Ligën e Evropës

Montella i lumtur me fitoren dhe lojën e skuadrës në Ligën e Evropës

Vincenzo Montella beson se humbja ndaj Lazios ka ndikuar mirë te skuadra, pasi Milani fitoi bindshëm 5-1 ndaj Austria Viennas në udhëtim.  

Rossonerët kanë fituar të gjitha pesë ndeshjet e tyre në Ligën e Evropës këtë sezon, duke përfshirë raundet paraprake, por kjo ishte ndeshja e tyre e parë që nga humbja e Serie A në Olimpico ndaj Lazios.


Milani i frikshëm fiton bindshëm ndaj A.Viennas, Andre Silva shkëlqen me het-trik (Video)  
Lexo po ashtu Milani i frikshëm fiton bindshëm ndaj A.Viennas, Andre Silva shkëlqen me het-trik (Video)  

“Humbja e së dielës në Lazio po peshonte mbi ne, por sot më pëlqeu fryma dhe interpretimi i lojës”, ka thënë fillimisht Montella për Sky Sport Italia.

A.Vienna 1-5 Milan, vlerësimet e futbollistëve (Foto)
Lexo po ashtu A.Vienna 1-5 Milan, vlerësimet e futbollistëve (Foto)

“Skuadra luajti me ritëm, mori rezultatin e dëshiruar qysh në pjesën e parë, pastaj pamë gatishmërinë për të qëndruar solid”.

“Kishte një rënie të lehtë në nivelet e përqendrimit pas rinisjes, kështu që ne duhet të punojmë në këtë, por jemi të kënaqur me këtë fitore”, përfundoi Montella.

Trajneri italian gjithashtu lavdëroi edhe paraqitjet e futbollistëve, si Andre Silva, Hakan Calhanoglu. /Telegrafi/