LAJMI I FUNDIT:

Montella pas humbjes ndaj Eibarit: Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve, është shumë e rëndë

Montella pas humbjes ndaj Eibarit: Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve, është shumë e rëndë
Vincenzo Montella në ndeshjen ndaj Atletico Madridit (Getty Images)

Sevilla pësoi një tjetër humbje në kampionat, ndërsa rezultati 5-1 ndaj Eibarit e bëri edhe më dramatike këtë disfatë.

Ndonëse është shumë pranë finales së Kupës së Mbretit, Sevilla e Vincenzo Montellës po vuan të gjejë ritmin e duhur në kampionat.


Pas sfidës së sotme, tekniku italian ka mbetur shumë i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës dhe ka kërkuar ndjesë ndaj tifozërisë.

“Është shumë e rëndë, është e papranueshme të luajmë kështu. Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve dhe t’u bëj ftesë që të na mbështesin të mërkurën, për të synuar finalen e Kupës së Mbretit”.

“Sot nuk luajtëm aspak si skuadër dhe shkaktuam shumë gabime individuale”, tha Montella.

Pas kësaj humbje Sevilla renditet në vendin e gjashtë me 33 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Montellas është ndaj Gironas. /SS/