LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shpërthimit të aeroplanit ukrainas, brenda të cilit humbën jetën 25 persona

Momenti i shpërthimit të aeroplanit ukrainas, brenda të cilit humbën jetën 25 persona

Aeroplani ukrainas AN-26 i cili në bord kishte 27 persona dhe që u rrëzua të premten mbrëma në afërsi të Chuguyev në rajonin e Harkovosko, është bërë kryelajm i mediave botërore.

Dy persona ishin hedhur pa parashutë nga aeroplani që u rrëzua, kurse tragjedia ka ndodhur rreth 2 kilometra larg aeroportit ushtarak, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për një fluturim të realizuar gjatë stërvitjeve ushtarake për pilotët e ardhshëm, por fluturaken në ato momente po e pilotonte një burrë me shumë përvojë – më mirë thënë me mbi 700 orë fluturime përvojë.

Në aeroplan gjendeshin 27 persona edhe pse ishte paraparë të jenë 28, por kadetit Harchenk Alexander Volodimirovichit nuk i është lejuar të fluturoj në momentin e fundit. E nga këta 27 kanë humbur jetën 25 prej tyre. Bëhet fjalë për 7 anëtarë të ekuipazhit (5 oficerë, 2 majorë) dhe 20 kadetë.

E kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur aeroplani shpërthen, dhe gjithçka përreth shndritet nga zjarri i madh. Pamjet rrëqethëse janë publikuar nga televizionet dhe portalet ukrainase. /Telegrafi/