LAJMI I FUNDIT:

Momenti qesharak kur një anglez tenton ta kapërcejë një kanal pas bastit me shokun e tij

Momenti qesharak kur një anglez tenton ta kapërcejë një kanal pas bastit me shokun e tij

Pamjet nga kamerat shfaqin një moment qesharak kur një burrë tenton ta kalojë një kanal duke kërcyer mbi të, përderisa njerëzit që gjendeshin aty për momentin e duartrokitën atë edhe pse ai dështoi dhe ra në kanalin në Angli.

“Guximtari” i pafat bie në ujë pas tentimit që ta kalonte atë duke kërcyer pas një “basti 5 eurosh” me shokun e tij, para se të dështonte në mënyrë qesharake.


Personat që gjendeshin aty u panë duke qeshur në momentin e “marifetit qesharak” transmeton Telegrafi.

Burri i veshur me bluzë të zezë dhe pantallona të ngushta, fillon të vrapojë për të fituar forcë dhe shpejtësi në kërcimin e tij matanë kanalit por që pastaj ai dështon dhe rrëzohet brenda në ujë. /Telegrafi/