LAJMI I FUNDIT:

Momenti që mund ta ndryshonte fatin e Kosovës, Fidan Aliti dështoi të shënonte nga dy metra

Momenti që mund ta ndryshonte fatin e Kosovës, Fidan Aliti dështoi të shënonte nga dy metra

Mbrojtësi Fidan Aliti ishte i pafat duke mos-arritur të konkretizojë një gol nga një distancë rreth dy apo tri metrash për të çuar në barazim sfidën mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kosova nuk ishte në ditën më të mirë duke u mposhtur nga përfaqësuesja fqinje me rezultat të ngushtë 2-1 në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup.


Golin e vetëm për Dardanët në këtë sfidë e shënoi Florent Hadergjonaj (29’), ndërsa për fqinjët shënoi Darko Velkovski dhe një autogol nga Benjamin Kololli.

Maqedonia e Veriut 2-1 Kosova, gjithçka që ndodhi në përballjen historike
Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut 2-1 Kosova, gjithçka që ndodhi në përballjen historike

Kjo humbje bëri që Kosova të humb çdo gjasë për kualifikim në Euro 2020, pasi ky ishte ‘treni i fundit’ për këtë garë.

Megjithatë, rrjedha e fatit mund të ishte krejtësisht tjetër dhe Kosova të ëndërronte ende kualifikimin.

Aliti ishte i pafat

Është episodi i minutave shtesë kur mbrojtësi Fidan Aliti humbi një rast të jashtëzakonshëm për ta barazuar rezultatin në 2-2 dhe për ta çuar sfidën në vazhdime.

Notat e lojtarëve: Maqedonia e Veriut 2-1 Kosova, kush ishte lojtari i ndeshjes?
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Maqedonia e Veriut 2-1 Kosova, kush ishte lojtari i ndeshjes?

Pas goditjes së fuqishme të Edon Zhegrovës, topi iu kthye mbrojtësit shqiptar, i cili dështoi të shënonte nga një distancë prej rreth dy apo tre metrave.

Por, ky rast nuk tregon asgjë më pak e asgjë më shumë se ditën e keqe të Dardanëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori