LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Toni Kroos u tall me veprimin e pamenduar të Lukakut (Video)

Momenti kur Toni Kroos u tall me veprimin e pamenduar të Lukakut (Video)

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është xhiruar duke u tallur me Romelu Lukakun gjatë ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit në kuadër të Superkupës së UEFA-s.

Los Blancos fituan me rezultat 2-1 kundër Djajve të Kuq në ndeshjen që u zhvillua të martën mbrëma në Shkup, ku ishin të pranishëm shumë tifozë shqiptarë.


Real Madridi vazhdon mbretërimin, fiton Superkupën në Shkup kundër Manchester Unitedit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Real Madridi vazhdon mbretërimin, fiton Superkupën në Shkup kundër Manchester Unitedit (Foto/Video)

Lukaku e shënoi një gol për skuadrën angleze që nuk mjaftoi për rezultat pozitiv, ndërsa transferi i ri i Jose Mourinhos i huqi disa mundësi të tjera shënimi.

Romelu Lukaku gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit

Paraqitja e belgut në disa raste nuk ishte e kënaqshme, duke qenë se ka mundur të shënojë pas një pasimi të Paul Pogbas dhe në një rast tjetër po të vepronte më mençur.

Në fakt, Ander Herrera vodhi një top nga Kroos dhe ishte në rrugë për të krijuar një rast shumë të mirë për Lukakun, mirëpo ky i fundi bëri një gabim që nuk pritet nga ai.

Edhe pse ndodhej në pozitë jashtë loje, ai nuk e la Herreran që ta zinte topin, por shkoi vet drejt topit duke bërë që aksioni të ndërpritej për pozitë jashtë loje dhe të humbte rasti për të shënuar.

Ndërsa ky veprim i Lukakut e ka bërë Kroosin që të qeshte me të, ndërsa momenti i talljes së gjermanit është xhiruar nga kamerat. /Telegrafi/

https://twitter.com/GoodisonPics/status/895007075692146689