LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Paulo Dybala i propozon të dashurës së tij, Oriana Sabatini në Romë

Momenti kur Paulo Dybala i propozon të dashurës së tij, Oriana Sabatini në Romë

Paulo Dybala i ka propozuar së fundmi partneres së tij, Oriana Sabatini, në një mënyrë romantike.

Në video shihet momenti kur ylli i Romës ra në gjunjë për t’ia bërë pyetjen të dashurës së tij prej shumë kohësh.


Duke qëndruar në një pamje të bukur në Romë, 29 vjeçari papritmas nxori unazën dhe i kërkoi Orianas të martohej me të.

Foto: TikTok

Ajo fillimisht mbeti e habitur, tha ‘PO’ e nuk mundi të ndalonte buzëqeshjen, ndonëse u hodh menjëherë në krahët e argjentinasit.

Të gjitha lajmet nga Paulo Dybala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paulo Dybala

Por ishte miku i Dybalas, Morata, ai që tërhoqi vëmendjen e shumicës me mënyrën se si reagoi rreth këtij propozimi.

Foto: TikTok

Sulmuesi i Atletico Madrid filloi të duartrokiste dhe të brohoriste në momentin e propozimit.

Dhe ai ka bërë shaka në Instagramin e tij pas ngjarjes se mund të ketë qenë paksa i emocionuar në fejesën e dyshes.

@paulodybala Para siempre 💍 @Oriana Sabatini #fyp ♬ original sound – Paulo Dybala


Oriana dhe Dybala shpërndanë gjithashtu një foto në rrjetet e tyre sociale,ku modelja mbante unazën e re me diamante me mbishkrimin: “Përgjithmonë”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by ORIANA (@orianasabatini)